E martë, 30 Shtator, 2025
20.8 C
Skopje

Haradinaj: “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe Kurti vazhdon të heshtë

Gjeneral Daut Haradinaj, njëherësh deputet i Aleancës për Kosovën, ka komentuar fyrjet e djeshme të shqiptarëve në sallën e sportit në Kumanovë, kur po luhej ndeshja e basketbollit Maqedoni-Rumuni. Në një reagim në Facebook, Haradinaj shkruan se, megjithë sharjet dhe nënçmimin e shqiptarëve, Alvin Kurti si mblshtetës i Qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM, vazhdon të heshtë.

Reagimi i plotë i Daut Haradinajt:

“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:
“Dhoma gazi për shqiptarët”.
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”.
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.

Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm