E shtunë, 22 Shkurt, 2025
-9.2 C
Skopje

Juventus synon mesfushorin portugez të Benfica

Pas eliminimit nga Champions League, te Juventus kanë nisur të planifikojnë të ardhmen. Bardhezinjtë synojnë një vend në Champions, por duke mbajtur një sy edhe në merkato.

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventus mund të peshkojë nga Benfica për mesfushën. I preferuari është portugezi Florentino Luis.

25-vjeçari është kërkuar më herët edhe nga Roma e Milan, por duket se bardhezinjtë po tregohen më konkretë në merkato. Qëllimi i Giuntoli është një marrëveshje e stilit të Francisco Conceiçao: një hua me një blerje të garantuar.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Benfica dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 20 milionë euro. Eliminimi i shpejtë nga Champions ka ndikim në buxhetin e Juventus, që po mendohet para se të veprojë në merkato.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm