Kampus modern spitalor për Tetovën

Sa i përket investimeve që janë premtuar nga kredia e marrë nga Britania e madhe, Aliu nënvizoi se kanë përfunduar procedurat administrative me bankat para të cilëve janë prezantuar projektet për Spitalin në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë. Ministri Aliu tha se kampusi spitalor në Tetovë do të jetë një ndër kampuset më moderne në vend.

Urim HASIPI

Tetovë, 6 shkurt – Parku memorial në nderim të 14 viktimave që humbën jetën në Spitalin Modular në Tetovë më 8 shtator të vitit 2021 pritet që të jetë gati së shpejti. Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu gjatë qëndrimit të tij në Tetovë. Sipas Aliut, procedurat kanë përfunduar dhe se pritet leja për vendosjen e të njëjtit.

Në ndërkohë, Ministri Aliu është pyetur edhe për procesin e punësimit në Spitalin Klinik të Tetovës, ku sipas tij procesi i punësimit gjatë vitit të kaluar ka qenë i suksesshëm. “Sa i përket punësimeve, pra pjesa e parë mbaroi me sukses, e dimë se për shkak të zgjedhjeve lokale procesi u ndal aty ku ishte, pastaj vazhduam aty ku ngelëm. Drejtori me sukses e përfundoi procedurën administrative, tani mjekët dhe motrat medicinale janë pjesë e Spitalit Klinik të Tetovës. Procedura e thirrjes së dytë poashtu është në proces dhe uroj që Tetova shumë shpejt të mbyllet në aspekt të kapaciteteve njerëzore”, tha Aliu. Ai më tej tha se për për ata që punojnë me kontratë, të njëjtat do t`ju vazhdohen derisa të marrin vendime. “Qasja jonë nuk ka qenë sikurse e atyre në të kaluarën, ku I ka mbajtur të punësuarit me kontratë si ‘mish për top’, për zgjedhje qoftë lokale apo parlamentare. Ne e kemi zgjidhur një problem për qytetarët që jetojnë dhe punojnë në këtë spital. Punojmë edhe për zgjidhjen e statusit të atyre që punojnë me kontratë në vepër. Është bërë kërkesë në Ministrinë e Financave dhe në Fond dhe shpresojmë që do të kemi përgjigje pozitive për këtë kuadër I cili do të punojë me kontratë deri sat ë marrin vendime të përhershme”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.

Sa i përket investimeve që janë premtuar nga kredia e marrë nga Britania e madhe, Aliu nënvizoi se kanë përfunduar procedurat administrative me bankat para të cilëve janë prezantuar projektet për Spitalin në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë. Ministri Aliu tha se kampusi spitalor në Tetovë do të jetë një ndër kampuset më moderne në vend. “Tani presim ofertuesit, presim bankat që ofertat e tyre ti deponojnë në Ministrinë e Financave dhe bashkë me këtë ministri do të vendosim se cila banka ka ofertën më të volitshme si në aspektin financiar dhe aspektin infrastrukturor dhe uroj që shpejt të fillojnë me hapjen e tenderit për ofertuesit për kampusin spitalor në Tetovë, Shtip dhe Kërçovë”, tha ai.

Këto komente janë bërë gjatë inaugurimit të hapësirave të reja të Institutit të Transfuziologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ky institut tashmë është regjional pasi për përfshinë Tetovën, Gostivarin dhe Kërçovën. Renovimet kanë filluar në vitin 2024 dhe kanë përfunduar kohë më parë, ndërsa kapin vlerën prej 8.3 milionë denarë. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm