Kylian Mbappe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, përkundër faktit që doli nga fusha duke çaluar pas fitores së PSG-së ndaj Marseille mbrëmjen e së dielës, ka konfirmuar trajneri Luis Enrique.
Sulmuesi francez mori një ndërhyrje të ashpër nga Leonardo Balerdi që e detyroi atë të largohet nga fusha për të marrë tretman mjekësor.
Pasi mori ndihmën e nevojshme të mjekëve, ai mblodhi forcat dhe u rikthye në fushë për të vazhduar lojën.
Por, qëndrimi i tij ishte I shkurtë, pasi që menjëherë në aksionin e radhës largoi topin jashtë vijave dhe u nis drejt në dhomat e zhveshjes.
Tani, Enrique ka konfirmuar se lëndimi i tij nuk është aq serioz sa dukej në pamje të parë.





