Prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski parashtroi përgjigje me shkrim ndaj interpelancës së parashtruar nga deputetët, Dimitar Apasiev, Borisllav Kërmov, Rexhep Ismail, Jovana Mojoska, Amar Mecinoviq dhe Sashko Jançev. Në të, ai thekson se funksionin e kryen me nder dhe përgjegjësi, me respekt maksimal të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies, se interpelanca është ligjërisht e palejueshme dhe se institucioni është lëndë e sulmeve të pabazuara dhe ato janë arsye për besimin e ulët të në opinion.
Në shkresë ai thekson se edhe pse interpelanca e parashtruar është e palejueshme sipas ligjit, fakti që parashtruesit pa kurfarë argumenti kërkojnë përgjegjëssi prej tij, tregon se kjo interpelancë është politike, dhe jo instrument i bazuar juridik me të cilin mundësohet ndërhyrje në pavarësinë e Prokurorisë.
Lidhir me akuzat për selektivitet në hetimin për Koçanin, dhe për mospërfshirjen e funksionarëve aktual në të, Kocevski thotë se Prokuroria vepron kryesisht në bazë të dësshmive që i ka, ndërsa më pas të dyshuarit nuk i ndan sipas përkatësisë partiake, etnike apo cilës do përkatësi tjetër.
Lidhur me pikën e dytë të interpelancës, për ndikim politik ndaj tij nga ana e kryeminitrit Hristian Mickoski, që është arritur me gjoja marrëveshje politike me ndalje të procedurës për shkarkimin e tij, Kocevski thotë se në asnjë moment nuk na ekzistuar një tentim i tillë për ndikim politik. Thekson se procedura për shkarkimin e tij, që ishte me nismë të Qeverisë është aq e pabazuar sa edhe kjo interpelancë.
Duke folur për pikën e tretë të interpelancës së parashtruar, e cila i referohet, siç theksojnë nga E Majta, kaosit funksional me Prokurorinë e lartë publike Shkup, Kocevski thotë se mu gjendjet e konstatuara në këtë prokurori ishin shkas që ai të inicojë procedurë disiplinore kundër shefit të prokurorisë dhe një të punësuari tjetër në institucion. Shton se komisioni disiplinor, i cili është organ tërësisht i pavarur, atë nismë e ka pranuar unanimisht, ka ngritur procedurë, i ka hetuar të gjitha dëshmitë, duke sjellë vendim unanim se të dy me të vërtetë kanë kryer sshkelje të rëndë disiplinore.
Për thëniet për ndërtimet pa leje në Çair të cilat i nxori kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovsska, thotë se janë formuar dy lëndë pas paraqitjeve të saj – njëra në PTHP Shkup dhe tjetra në PTHP NKOK.
Prokurori hstetëror publik në fund të shkresës drejtuar deputetëve bën thirrje për hedhje poshtë të interpelancës, e cila, siç thotë, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe fare nuk do të duhej të parashtrohej. Me anulimin e saj, shton ai, mbrohet institucioni i prokurorit publik dhe pavarësia e garantuar me Kushtetutë dhe ligje.
Debati kuvendor për interpelancën për punëln e prokurorit shtetëror publik, Ljupço Kocevski është caktuar për më 29 korrik. Interpelanca, sipas kumtimit në ueb-faqen e Parlamentit, është një prej pikave në propozim-rendin e ditës të mbledhjes së 64-t plenare, e parafundit para se deputetët të shkojnë në pushim në fillim të gushtit.




