E shtunë, 1 Nëntor, 2025
6.8 C
Skopje

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, uron kryeministrin shqiptar Edi Rama për mandatin e katërt qeverisës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e betimit për mandatin e katërt qeverisës.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, në urimin e tij zyrtar, Taravari ka vlerësuar se mandati i ri është një dëshmi e legjitimitetit dhe besimit që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë Ramës dhe vizionit të tij për zhvillimin e Shqipërisë.

“Ky besim është njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shteti modern e të drejtë,” thuhet në urimin.

Taravari ka shprehur gjithashtu urimet e tij për kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur bindjen se puna e kësaj qeverie do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Shqipërisë. Ai ka theksuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë një ndër prioritetet kyçe të këtij mandati, si një arritje me rëndësi historike për të gjithë shqiptarët. Në fund të urimit, Taravari i ka uruar kryeministrit Rama shëndet, vendosmëri dhe suksese në këtë rrugëtim sfidues.

“Suksesi i Shqipërisë është edhe sukses i gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë”, thotë Taravari në urim.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm