LAMM ka njoftuar se segmenti autostradë A1 Veles – Gradsko është mbyllur që nga ora 01:20 dhe është e pakalueshme për automjete. Siç thotë LAMM, shkak është zjarri dhe mbetjet e një automjeti të rrëzuar.
Ata informuan se automjetet po devijohen në autostradën Gradsko – Drenovë.
Trafiku në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.





