Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Ajax? Një nga sezonet më fatkeqe në historinë e kohëve të fundit të klubit të Amsterdamit po përfundon. Ndaj, drejtuesit po studiojnë kandidatët e mundshëm për të marrë pozicionin e zënë nga trajneri i përkohshëm John van’t Schip.
Mes tyre, të paktën për momentin, nuk përfshihet emri i një legjende, një ish-lojtar i Ajax, që dha triumfin e fundit në Kupën e Kampionëve në vitin 1995. Bëhet fjalë për Patrick Kluivert, sulmuesi i paharruar mes të tjerëve i Barcelonës dhe Milanit.
Gjithsesi, për “Ziggo Sport”, është Kluivert ai që vetëofrohet për këtë detyrë: “Unë nuk jam duke kërkuar për lëmoshëe, por mendoj se mund të jetë mirë për klubin që unë ta drejtoj Ajax sezonin tjetër”.
“Mendoj se jam trajneri më i përshtatshëm për Ajax. Në nivel personal mund t’i përcjell në mënyrë optimale përvojat e mia lojtarëve“, tha 47-vjeçari, që dikur ka drejtuar edhe të rinjtë e Ajax, ndërkohë që së fundi ka drejtuar në Turqi Adana Demirspor.
Vetë Kluivert konfirmoi më pas se nuk kishte marrë 3 muaj rrogë nga Adana Demirspor, skuadra të cilën ai e stërviti në fillim të sezonit, para se ta zgjidhte kontratën pas disa ditësh së bashku me stafin e tij.