Kreu i renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA ndryshon ditë pas dite dhe sot komandon Denver, që fitoi 110-105 ndaj San Antonio. Nikola Jokic me 42 pikë e 16 rebound ishte lider në fushë për kampionët.
Fitore të rëndësishme korri ekipi i Lakers, që mundi 128-111 Toronto jashtë fushe. Russell me 25 pikë, LeBron me 23 e Davis me 21 pikë ishte një trio që bëri diferencën në fushë për kalifornianët, që kanë fituar 7 nga 10 takimet e fundit në NBA.
Zhgënjen ekipi i Milwaukee, që u mund 117-113 nga Washington. Antetokounmpo realizoi një “triple double” për Bucks (35 pikë, 15 rebound, 10 asist), por që s’mjaftuan. Kispert me 27 pikë ishte më i miri për Washington.
Fitore të rëndësishme korri Golden State, që falë 23 pikëve të Wiggins mundi 104-100 Dallas (Doncic 30 pikë, 12 rebound, 11 asist). Fiton edhe Minnesota, 113-106 ndaj Houston, ndeshje ku u dallua Reid me 25 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Toronto – Lakers, 111-128
Washington – Milwaukee, 117-113
Miami – New York, 109-99
Philadelphia – Oklahoma, 109-105
Minnesota – Houston, 113-106
Denver – San Antonio, 110-105
Utah Jazz – Cleveland, 113-129
Golden State – Dallas, 104-100
Sacramento – Clippers, 109-95




