LSDM: VMRO-DPMNE nuk po bën asgjë për ajrin e ndotur në Shkup

Në një njoftim të fundit, LSDM ka shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me nivelin e lartë të ndotjes në Shkup e cila është ndër qytetet më të ndotura në botë dhe se shkupianët po thithin ajër të ndotur pa ndonjë ndërhyrje të dukshme nga autoritetet lokale. Ato kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në, e cila ka shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, për mosmarrjen e masave adekuate dhe mungesën e përkushtimit në luftën kundër ndotjes.

“Nuk ka masa për uljen e ndotjes aktuale, nuk realizohen projekte mjedisore, nuk ka zgjidhje për përballimin e ndotjes në Shkup, VMRO-DPMNE në Shkup nuk bën asgjë.

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit kanë propozim për Buxhetin për vitin e ardhshëm, në të cilin ka programe me shuma të reduktuara deri në 70% në krahasim me shumën e vitit të kaluar” thuhet në njoftim e tyre.

Në reagim ndaj kësaj, grupi këshilldhënës i LSDM-së dhe koalicionit do të përgatisin dhe propozojnë amendamente për përmirësimin e situatës, duke identifikuar disa aspekte kyçe të cilat duhet të trajtohen për të përmirësuar gjendjen mjedisore në Shkup.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm