Një lajm historik për Shqipërinë dhe natyrën shqiptare! Lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore.
Ky lajm u shpall gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë, ku flamuri shqiptar u ngrit nga kryetarë bashkish dhe përfaqësues të Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, duke nderuar punën e përditshme të komuniteteve që jetojnë pranë lumit dhe kujdesen për të.
Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, falënderoi skuadrën e Ministrisë së Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët e UNESCO-s për punën intensive që çoi në këtë njohje ndërkombëtare. Ajo rikujtoi edhe vizitën e vitit 2023 së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, gjatë së cilës u vlerësua luginë e Vjosës.
Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes postimeve në rrjetet sociale, përshëndeti këtë arritje historike, duke e cilësuar një moment krenarie për gjithë shqiptarët. Ai nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së lumit dhe trashëgimisë natyrore për brezat e ardhshëm.Ky status ndërkombëtar jo vetëm që mbron një nga lumenjtë më të rrallë në botë, por gjithashtu krijon një moment krenarie kombëtare dhe nxit mbrojtjen e biodiversitetit në Shqipëri.