Te Manchester United pritet shkurttime drastike në personal në horizont. Miliarderi Sir Jim Ratcliffe, sipas asaj që u zbulua nga “Daily Mail”, është gati të shkarkojë të paktën 100 anëtarë të tjerë të stafit në klub dhe të vazhdojë strategjinë e tij të uljes së kostove.
Ndonëse nuk është specifikuar një shifër e saktë, mësohet se mes punonjësve të “djajve të kuq” në klub ka një atmosferë të keqe dhe presin më shumë se 100 pushime nga puna.
Një vendim që konfirmon planifikimin “i riorganizuar” të dhënë nga Ratcliffe. Aksioneri prej 28.94% i United, së bashku me kompaninë e tij INEOS, kishin planifikuar vitin e kaluar të pushonin nga puna 250 punëtorë, rreth një e katërta e fuqisë punëtore.
Kjo masë bëhet për të balancuar kostot dhe të ardhurat në Old Trafford dhe të lejojë trajnerin e ri, Ruben Amorim, të ketë “çekun e bardhë” në tregun e ardhshëm të transferimeve për të mbyllur nënshkrimet e reja.
Kjo masë merret edhe për shkak të rrezikut të shkeljes së rregullave për shpenzimet e bëra vitet e fundit dhe sanksioneve të rënda. Në fakt, në shtator, kompania postoi një humbje neto prej 113.2 milion stërlinash për vitin sportive të mbyllur më 30 qershor.




