E shtunë, 1 Nëntor, 2025
2.8 C
Skopje

Mashtrim në Kumanovë: I dha 10 mijë euro për të “shpëtuar” mbesën nga një aksident i rremë

Nga MPB njoftojnë se më 19.09.2025, në orën 21:00, në SPB Shkup, një burrë 77-vjeçar nga Kumanova denoncoi se të njëjtën ditë një person e kishte thirrur në telefonin fiks, duke u prezantuar si nëpunës policorë, dhe i kishte thënë se mbesa e tij kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte përplasur një fëmijë i cili kishte ndërruar jetë, ndërsa mbesa e tij ishte lënduar dhe ndodhej në spital në Shkup.

Më pas i ka thnë se, nëse nuk donte që mbesa të shkonte në burg, duhej të sillte para në Shkup. Personi që denoncoi ka ardhur në Shkup dhe, sipas udhëzimeve të dhëna nga personi, la një çantë me rreth 10.000 euro në një kosh plehrash pranë stolave afër “Parku Gruaja”.

Më vonë, personi kuptoi se ishte mashtruar dhe se nuk kishte ndodhur asnjë aksident trafiku. Nha MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm