Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe ata që shkaktuan aktin e sotëm kriminal të përgjigjen para drejtësisë.
Ky është apeli i Degës së BDI-së në Kumanovë, pas incidenteve të sotme, konkretisht djegien e tri veturave dhe një zyreje të këshilltarit komunal të BDI-së në Komunën e Kumanovës.
Reagimi i plotë i Degës së BDI-së në Kumanovë
Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte në format më të zgjeruar zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme. Temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në qytetin e Kumanovës me djegien e disa veturave dhe një lokali afaristë që ndodhet vetëm pak metra larg nga stacioni i policisë dhe Gjykatës Themelore, e që fatkeqësisht janë mjaft shqetësuese.
Apelojmë te të gjithë bashkëqytetarët tanë që të jenë sa më vigjilent periudhën në vijim, të ruajnë qetësinë dhe të mos bijnë pre e provokimeve!
Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe ata që shkaktuan aktin e sotëm kriminal të përgjigjen para drejtësisë





