Pas një sezoni deri tani nën potencialin e tij dhe kartonit të kuq të marrë kundër Feyenoord, aventura e Theo Hernandez me fanellën e Milan po i vjen fundi. Për pasojë, klubi kuqezi po sheh në merkato në kërkim të trashëgimtarit të mbrojtësit francez.
Në krye të listës duket se është Maxim De Cuyper, 25 vjec, një mbrojtës i krahut që luan për Bruges dhe ekipin kombëtar të Belgjikës. Drejtuesit e Milan patën mundësinë ta vëzhgojnë nga afër në Chanmpions tetorin e kaluar.
Sipas “Tuttosport”, në javët e fundit kuqezinjtë kanë përshpejtuar bisedimet, duke parë se për të janë interesuar edhe West Ham, Arsenal dhe Juventus. Drejtuesit kanë patur një takim pozitiv me një nga agjentët që po merret me transferimin e lojtarit.
Çmimi i vendosur nga Brugge për kartonin e mbrojtësit De Cuyper është 25 milionë euro. Gjithsesi, nisur nga interesimi i disa skuadrave, klubi belg shpreson të nisë një ankand dhe të fitojë shumë më tepër.
Kjo është arsyeja pse Milan mund t’i garantonte lojtarit një rol kryesor dhe një fanellë titullari, duke dalë në “pole position” dhe mposhtur konkurrencën. Gjithsesi, priten edhe lëvizjet e skuadrave të tjera.




