E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Milani, 80 milionë arsye për të bërë kthesën pozitive në Serie A

Sot për sot, Milani do të ishte jashtë garave europiane për sezonin e ardhshëm: as në Champions League, as në “Europa League” dhe as në “Conference League”. Perspektivë shqetësuese, sidomos duke marrë parasysh ndikimin ekonomik të një dështimi të tillë të mundshëm.

Pa kualifikimin në Champions League e ardhshme, klubi kuqezi do të humbiste rreth 80 milionë euro, shumë që do të ndikonte në mënyrë të pashmangshme edhe strategjitë e merkatos së verës, siç shkruan “Corriere dello Sport”.

Lajmi i mirë për kuqezinjtë vjen nga Champions League më vazhdim. Katër fitoret e arritura deri më tani kundër Bruges, Real Madrid, Slovan Bratislava dhe Crvena Zvezda kanë siguruar mbi 52 milionë euro, përfshirë bonusin e pjesëmarrjes (19 milionë), të ardhurat nga të drejtat televizive (gati 22 milionë) dhe shpërblimet për rezultatet (8.4 milionë).

Kësaj shifre i shtohen edhe të ardhurat nga biletat dhe një shpërblim shtesë për pozicionimin përfundimtar, që mund të jetë shumë pozitiv. Tani gjithçka varet nga dy ndeshjet e fundit të grupit. Për të kaluar direkt në fazën e 1/8-ve, Leão dhe shokët e tij duhet t’i fitojnë të dyja ndeshjet e mbetura.

Sfida e parë, e cila zhvillohet të mërkurën në “San Siro”, është kundër Girona, ekip pothuajse jashtë garës, me 0 pikë dhe asnjë gol të shënuar në transfertë. Një javë më vonë, kuqezinjtë do të përballen me Dinamo Zagrebin në transfertë. Kroatët ende kanë shpresa për kualifikim, por nuk duken një pengesë e pakalueshme.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm