E enjte, 9 Tetor, 2025
12.8 C
Skopje

Ndalohet një i moshuar në Tetovë, dyshohet se shkaktoi zjarr në tokë bujqësore

MPB Maqedoni njofton se dje (10.07.2025) në orën 21:00 pranë një pompe benzine në Tetovë, oficerë policie e privuan nga liria S.S. (74) nga fshati Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës.

Rreth orës 20:00, ai po kryente punë bujqësore në arën e tij në Tetovë dhe duke vepruar kështu, i vuri flakën barit të thatë dhe mbeturinave në tre vende në fushë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, oficerët e policisë nxituan në vendngjarje dhe e privuan S.S. nga liria, ndërsa zjarri u shua nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Tetovës. S.S. po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, njoftojnë nga MPB.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm