Në Tetovë arrestohet i arratisuri nga burgu

Në Tetovë dje është arrestuar një i arratisur nga burgu dhe është kthyer në INK Idrizovë për vuajtje të dënimit prej një viiti e gjashtë muaj.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se dje në orën 16:30 në rrugën “168” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Institucioni ndëshkues-korrektues  Idrizovë.

“F.S. u dënua me gjashtë vjet e 10 muaj për vepra të kryera penale nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe kishte edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin. Ai është dërguar INK Idrizovë për të vuajtur dënimin”, informoi MPB-ja. 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm