Netanjahu e propozoi Trumpin për Çmimin nobel për paqe

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kumtoi se e ka nominuar presidentin amerikan Donald Tramp për Çmimin Nobel për Paqe, duke i dorëzuar atij një kopje të letrës dërguar Komitetit të Nobelit

 

“Ndërsa flasim, ai po sjell paqe nga një vend në tjetrin, nga një rajon në tjetrin”, tha Netanjahu në fillim të darkës zyrtare me Trampin në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se Izraeli bashkëpunon me SHBA-në për të gjetur shtete që mund të ofrojnë një të ardhme më të mirë për palestinezët.

Kur u pyet për zhvendosjen e mundshme të palestinezëve, Tramp u përgjigj se sheh një gatishmëri për bashkëpunim nga vendet fqinje të Izraelit.

Netanjahu theksoi se Izraeli është gati për paqe me ata fqinjë palestinezë që nuk duan shkatërrimin e tij, por ruan të drejtën sovrane për të mbrojtur sigurinë e tij.

Lidhur me një ndryshim të mundshëm të regjimit në Iran, Netanjahu tha se kjo varet nga vetë iranianët.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm