Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se krijimi i shtetit palestinez e rrezikon ekzistencën e Izraelit dhe premtoi se do të luftojë kundër thirrjeve të tilla para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.
“Duhet të luftojmë në KB dhe në të gjitha arenat e tjera kundër propagandës së rreme kundër nesh dhe kundër thirrjes për krijimin e shtetit palestinez që do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të përfaqësonte shpërblim absurd për terrorizmin”, tha kryeministri izraelit para mbledhjes së qeverisë së tij.
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njoftuan sot se kanë marrë vendim për njohje formale të Palestinës si shtet sovran, ndërsa këtë e paralajmëruan edhe Portugalia dhe disa vende të tjera.
Ministria izraelite e Punëve të Jashtme njoftoi se njohja e shtetësisë palestineze është “asgjë tjetër përveç shpërblim për Hamasin xhihadist”.
“Vetë udhëheqësit e Hamasit e thonë hapur: kjo njohje është rezultat i drejtpërdrejtë, një ‘fryt’ i masakrës së 7 tetorit.” Mos lejoni që ideologjia xhihadiste të diktojë politikën tuaj”, njoftoi ministria në X, pa i përmendur tre vendet.




