E shtunë, 1 Nëntor, 2025
6.8 C
Skopje

Nikolloski: Takimi me Macron flet edhe për autoritetin personal të kryeministrit

Kryeministri Hristian Mickoski dje në Budapest në samitin e Bashkësisë politike evropiane kishte takim shumë të rëndësishme me presidentin e Francës, Emanuel Makron, i cili për momentin praktikisht bëhet lider i Evropës, duke pasur parasysh se Qeveria në Gjermani është para rrëzimit dhe se është e sigurt se jo më vonë se në mars të vitit 2025, atje do të ketë zgjedhje, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës në Shtip, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

“Makron për momentin është lideri i Evropës, politikani, i cili ka mbështetje më të lartë dhe mandat më stabil në kuadër të BE-së, nga të gjitha vendet mëdha anëtare dhe në konferencën e cila zgjat vetëm një ditë, të ndajë kaq kohë dhe të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, mendoj se flet shumë edhe për autoritetin personal që e ka kryeministri Mickoski dhe për prestigjin e që e gëzon Maqedonia”, vlerësoi Nikolloski.

Ai tha se nuk ka informacione nëse në samitin në Budapest ka pasur takim të kryeministrit Mickoski me presidentin bullgar Rumen Radev.

Mickoski dje në margjinat e samitit të Bashkësisë politike evropiane në Budapest pati një takim me kreun e shtetit francez, Makron. Mickoski njoftoi pas takimit se ai dhe Maron kanë biseduar hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Mickoski ndër të tjera informoi se ka mbajtur një sërë takimesh bilaterale, ku ka prezantuar argumentet tona, si e shohim të ardhmen tonë ekonomike, siç tha ai, çfarë është e rëndësishme, qëllimet tona ekonomike, si planifikojmë ta zhvillojmë Maqedoninë tonë, por në të njëjtën kohë ne paraqesim pikëpamjet dhe argumentet tona për rrugën tonë të integrimit evropian.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm