Nis vaksinimi kundër gripit sezonal  

Mbi 30 mijë qytetarë në vend që kanë shprehur interes për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal dhe janë në grupet e rrezikut, do të ftohen nga sot në të gjitha pikat e vaksinimit në vend. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 60 mijë vaksina kundër gripit sezonal, të cilat janë katërvalente

 

Shkup, 25 tetorVaksina e fundit është cilësore që mbron nga katër lloje të gripit. Është sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Mjekësore Evropiane (AME). Vaksina katërvalente është prodhuar nga kompania farmaceutike franceze Sanofi Pasteur. Mbi 30 mijë qytetarë në vend të cilët kanë shprehur interes për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal dhe janë në grupet e rrezikut, do të ftohen nga sot në të gjitha pikat e vaksinimit në vend. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 60 mijë vaksina kundër gripit sezonal, të cilat janë katërvalente. Në grupet e rrezikut të qytetarëve përfshihen të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç. Për pjesën tjetër, të cilët nuk bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara të qytetarëve, Qendra e Shëndetit Publik, ka siguruar 1.500 vaksina me çmim prej 700 denarëve.

Doktor Viktor Isijanovski, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, theksoi që pikat e vaksinimit në Bit Pazar dhe Idadija do të punojnë nga ora 08:00 deri në 19:00, ndërsa pika e Bukureshtit është e rezervuar vetëm për turnin e dytë. Pika e Bukureshtit është e rezervuar vetëm për turnin e dytë, pra do të funksionojë për imunizimin kundër gripit sezonal nga ora 14:00 deri në ora 19:00. “Gripi është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes, e shkaktuar nga viruset e gripit të tipit A dhe B, e cila zakonisht shfaqet në numër të shtuar ose në formë epidemike gjatë periudhës së dimrit. Gjatë kësaj periudhe janë të shpeshta edhe infeksionet me viruse të tjera të rrugëve të frymëmarrjes që kanë simptoma të njëjta ose të ngjashme me gripin. Në praktikë është e vështirë të dallosh nëse bëhet fjalë për grip apo ftohje të zakonshme bazuar vetëm në simptomatologji, nëse nuk ka laborator, pra konfirmim mikrobiologjik të shkaktarit të sëmundjes”, tha Isijanovski.

Ai shtoi se për të konfirmuar diagnozën e gripit, materiali merret nga fyti dhe hunda me një shtupë dhe dërgohet në një laborator të specializuar, ku në mostrën e dorëzuar vërtetohet prania e virusit ose pjesëve të tij. Në një kohë kur gripi tashmë është i përhapur në komunitet dhe ka konfirmim laboratorik të tij, diagnoza laboratorike e çdo rasti individual nuk është e nevojshme, por diagnoza bëhet në bazë të shenjave dhe simptomave klinike.

Trajtimi i gripit, ashtu si ftohja, është simptomatik, pra trajtohen simptomat dhe jo vetë sëmundja. Zbatohet një regjim higjieno-dietik (pushimi, marrja e më shumë lëngjeve – pije të nxehta, dietë e lehtë, vitamina dhe minerale), dhe me rekomandimin e mjekut dhe në varësi të ashpërsisë së sëmundjes mund të jepen disa ilaçe antivirale. Terapia me antibiotikë jepet vetëm në rastet e infeksioneve bakteriale dytësore që përkeqësojnë ecurinë dhe përfundimin e sëmundjes, pra për trajtimin e komplikimeve nga gripi, ekskluzivisht me urdhër të mjekut. Besohet se çdo vit në botë rreth 3-5 milionë njerëz sëmuren nga format e rënda të gripit, dhe rreth 250-500 mijë prej tyre vdesin. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm