Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Osmani priti Rutte-n në presidencë, me të cilin thotë se riafirmoi partneritetin me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë.
“Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale”, shkroi Osmani ne Facebook, pas takimit
Ky është postimi i plotë i saj:
Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen.
Në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë.
Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale.(indeksonline.net)