E enjte, 16 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Pedri zbulon sekretet e tij

Pedri González buzëqesh teksa flet për mediat zyrtare të kombëtares spanjolle, duke treguar disa nga zakonet e tij të përditshme. “Nëna më detyron gjithmonë të rruhem ditën e ndeshjes, ndryshe më qorton”, – thotë mes humorit dhe dashurisë. Kjo lloj disipline është pjesë e rutinës që e mban në formën më të mirë. Në një periudhë me shumë lëndime, Pedri është përjashtim: ka luajtur në 13 ndeshjet zyrtare të sezonit (10 me Barcelonën dhe 3 me Spanjën), duke qenë në fushë 93.8% të minutave.

“Tani ndiej besim dhe kjo është gjithçka për një lojtar”, – thotë ai, duke treguar maturi e qetësi, çka i lejon të kontrollojë lojën si me Spanjën, ashtu edhe me Barçën. Ferran Torres mbetet shoku i tij më i afërt: “Gjithmonë ka qenë aty në momentet e vështira për mua”. Perfeksionist dhe gjithmonë i saktë, Pedri zbret 10 minuta më herët në çdo takim teknik “në rast se prishet ashensori”.

Në fushë, ai bashkon inteligjencën taktike me menaxhimin fizik, duke u bërë një lider i vërtetë. Në moshën 23-vjeçare, jeton periudhën më të mirë të karrierës, me minuta, besim dhe kënaqësi, ndërsa ëndërron Botërorin dhe vazhdon të mahnitë futbollin. Të martën, Spanja e Luis de la Fuente, me Pedrin si “motor”, mund të barazojë rekordin historik prej 29 ndeshjesh pa humbje të epokës Del Bosque (2010–2013).

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm