E hënë, 20 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Presidenti Bajram Begaj uron Trumpin: Shqipëria krenohet me aleancën që ka me SHBA

Presidenti Bajram Begaj ka uruar homologun Donald Trump për marrjen e detyrës si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim në “X”, Begaj shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë dhe se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në.

“Urime të ngrohta për Donald Trump teksa betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë.

Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”-shkruan Begaj.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm