Joao Felix ka rilindur pas huazimit te Barcelona nga Atletico Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Në katër ndeshje të zhvilluara, Felix ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime duke shfaqur një formë të jashtëzakonshme.
Megjithatë huazimi i tij te gjiganti katalunas është i thjesht nga Atletico Madrid me Barcelonën që nuk ka drejtë blerje dhe për ta bërë një gjë të tillë duhet të fillojë bisedimet sërish nga e para me madrilenët.
Për formën e lartë të Felix ka folur edhe presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo i cili ka thënë se portugezi është një futbollist i tyre.
“Joao Felix është lojtari ynë, ne duhet ta mbrojmë, ta ndihmojmë dhe të mendojmë se nëse është mirë, ai është gjithashtu i mirë për ne”.
“Gjithmonë kemi thënë se ai është një lojtar fantastik dhe këtë po e tregon te Barcelona. Nuk u përshtat me ne. Ai është një lojtar i madh te Barcelona. Ndoshta nuk ishte i përgatitur për ne”.




