Privohen nga liria dy persona pas bastisjes anti-drogë në Shkup

Janë arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi Policia gjatë bastisjeve u gjeti marihuanë dhe produkte të marihuanës dhe bimë të kanabisit

“Më 27.09.2025, rreth ora 19:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan A.Z. (27) dhe M.P. (25), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e A.Z., i cili u krye me urdhër gjykate dhe ku ndodhej edhe M.P., u gjetën dhe u sekuestruan: marihuanë, bimë të kanabisit dhe një bluarëse me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm