E shtunë, 15 Nëntor, 2025
1.8 C
Skopje

Protestat e policëve, MPB thotë se pakënaqësia nuk i drejtohet asaj por gjykatave

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se e respektojnë dhe e mbështesin të drejtën e garantuar kushtetuese për protestë, pas protestës së sotme të Sindikatës së Pavarur të Policëve në Shkup.

“Çdokush ka të drejtë të protestojë. Nga informacionet e disponueshme publike, mund të konkludohet se pakënaqësia që është shprehur përmes kësaj proteste, nuk i drejtohet MPB-së, por më tepër ndaj veprimeve të gjykatave të caktuara në procese ku nëpunësit e policisë ushtrojnë disa nga të drejtat e tyre”, theksojnë nga atje.

Nga MPB-ja shtojnë se vazhdimisht po punojnë në përmirësimin e standartit të nëpunësve policorë, përmirësimin e kushteve të punës dhe kthimin e dinjitetit të profesionit të policit.

“Vazhdimisht jemi në bisedime me të gjitha sindikatat policore dhe së bashku po merren dhe pranohen zgjedhje për përmirësimin e statusit dhe kushteve të nëpunësve policorë. Ide të tilla dhe propozime tashmë i kemi implementuar në Marrëveshjen kolektive të MPB-së dhe Sindikatat dhe nëpunësit policorë i përdorin përfitimet dhe përmirësimet e implementuara”, theksojnë nga Ministria.

Dialogu me të gjitha sindikatat do të vazhdojë dhe së bashku do të gjejmë zgjidhje, theksojnë nga MPB-ja, të cilat do të synojnë përmirësimin e statusit të të gjithë nëpunësve të policisë.

Sindikata e Pavarur e Policisë sot mbajti protestë në Shkup ku ishte kërkuar të respektohet Ligji për pagën minimale dhe paga bazë në polici të jetë të paktën aq sa është paga minimale. Kërkohet edhe unifikimi i praktikës gjyqësore në të gjithë territorin e vendit dhe zbatimi i provedurave gjyqësore në afatet e parashikuara ligjore

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm