“Qeverisja Kurti i shërbeu mafisë energjetike, jo Kosovës”

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeverisja Kurti i shërbeu jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike

 

“Më shanë e më fyen sepse deshta që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€. E morën pushtetin dhe blejtën rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€. I shërbyen jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social ‘Facebook’.

Sipas Haradinajt, kjo u tregua edhe me anulimin e projektit amerikan të gazit.

“E detyruan Kompaninë Amerikane të tërhiqej nga Kosova C sepse iu duk çmimi prej 80€ tepër i lartë. U mbështetën tek mafia energjetike e rajonit që dihet se nga kush udhëhiqet dhe paguajtën veç për dy vjet (2022 dhe 2023), hiç më pak se 365,706,835.9€ para të Kosovës”.

Ai ka theksuar se për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për mafinë energjitike është 500 mijë euro, duke u bazuar në disa të dhëna të Zyrës së Rregullatorit të Energjisdë (ZRRE).

“Në krahasim me dy vitet 2018 dhe 2019 kjo është afër 4.5 herë më shumë apo 282€ milionë më shumë nga koha sa kemi importuar në kohën kur unë isha Kryeministër. Me të vërtetë tronditëse e dhëna se për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për mafinë energjetike është hiç më pak se 500.000 euro në ditë. Këto janë të dhëna nga raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës, për vitin 2023”.

Nga këndvështrimi i tij ky është një krim që iu bë Kosovës.

“Figurat kryesore të VV-së po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit aktual të Kosovës. Krenohej nga foltorja e Parlamentit “se ka ç’montuar Contour Globalin”, po del se ka dashtë ta ç’montojë popullin e vet”. (AP)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm