QYTETI I SHKUPIT DHE QEVERIA NË KONFLIKT: Problemet e qytetarëve assesi të zgjidhen!

Në letrën e hapur, Arsovska ka kërkuar nga Qeveria para për autobusë të rinj, që për Perinskin është absurde, sepse duhen muaj për të marrë 250 eko autobusë ndërsa qytetarëve u duhet menjëherë një zgjidhje për transportin publik

Anëmsha SHABANI

Shkup, 1 shtator – Përplasjet politike mes Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit vazhdojnë, ndërsa qytetarët presin zgjidhje për problemet urgjente.

Nga Qyteti i Shkupit kanë thënë se kanë ofruar zgjidhje, por kryeministri nuk i ka pranuar. “Ne kemi ofruar zgjidhje konkrete, të cilat nëse Mickoski i pranon, do të thotë se ai me të vërtetë kujdeset për Shkupin dhe për banorët e Shkupit. Kjo vetëm dëshmoi se ai është i interesuar se si të prodhojë konflikt me shpresën për të kapitalizuar politikisht. Fatkeqësisht, ata vendosën të gënjejnë përsëri. Përkatësisht, kësti për kredinë me të cilën VMRO-DPMNE dhe Shilegov blenë autobusët është paguar gjatë javës së kaluar. Janë transferuar mjete nga llogaria e Qytetit të Shkupit në Ministrinë e Financave”, theksuan nga Qyteti i Shkupit.

Pas letrës së hapur që Arsovska ia dërgoi Mickoskit, ministri i vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski tha se letra ishte vetëm “alibi për dështimin e saj”.

“Mendojmë se para se të shpërndajë para për turne të dedikuara, fillimisht duhet të fillojë të paguajë këstet për autobusët që i ka blerë paraardhësi i saj dhe tani i paguan Qeveria. Së dyti, ne besojmë se duhet të ketë një takim sa më shpejt me kompanitë private, për të shërbyer borxhin e tyre, që mendoj se është rreth 2 milionë euro, për të mbushur boshllëkun në transportin urban. Së treti, unë mendoj se drejtorit të NQP-së duhet t’i jepen kushtet për t’i servisuar ata rreth 40 autobusë që ai deklaroi se mund t’i servisojë dhe t’i vërë në qarkullim deri në fund të shtatorit dhe kështu të fillojë të menaxhojë procesin e tij në kuadër të kompetencave të saj një mënyrë për të filluar zgjidhjen e problemeve të Shkupit. Gjithçka tjetër është një dekor i ri politik dhe qeveria nuk mund ta marrë seriozisht”, tha Perinski.

Në letrën e hapur, Arsovska ka kërkuar nga Qeveria para për autobusë të rinj, që për Perinskin është absurde, sepse duhen muaj për të marrë 250 eko autobusë ndërsa qytetarëve u duhet menjëherë një zgjidhje për transportin publik.

Ndër të tjera, derisa Qyteti i Shkupit dhe Qeveria po vazhdojnë përplasjet, kryeqyteti po mbytet në mbeturina dhe nuk ka autobusë “as për ilaçe”. Një problem shtesë do të jetë nga e hëna, kur nxënësit do të kthehen në shkollë dhe do të nevojiten më shumë autobusë. (koha.mk)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm