Roland Garros/ Djokovic eliminon Zverev dhe sfidon Sinner në gjysmëfinale, kualifikohen Gauff dhe surpriza Boisson

Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të grand slam-it të Roland Garros. Në Paris, u luajtën edhe sfidat e fundit çerekfinale, ku emocionet nuk munguan.

Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 (6-1, 7-5, 6-0) ndaj Alexander Bublik. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë serbi Novak Djokovic.

Ai arriti një fitore të vështirë por të merituar ndaj gjermanit Alexander Zverev me shifrat 3-1 (4-6, 6-3, 6-2, 6-4). Fitore me përmbysje e Djokovic, që eliminoi numrin 3 në botë.

Te femrat, Coco Gauff mundi me përmbysje 2-1 Madison Keys (6-7, 6-4, 6-1) në derbin amerikan, në një ndeshje emocionuese. Në gjysmëfinale shkon edhe surpriza e këtij turneu Lois Boisson, që mundi 2-0 (7-6, 6-3) Mirra Andreeva.

Boisson, numri 361 në botë, e nisi këtë turne me “wild card” (ftesë), por ka arritur të shkojë deri gjysmëfinale, ku do të përballet me Gauff.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm