E enjte, 9 Tetor, 2025
18.8 C
Skopje

Ronaldo: Me inteligjencën artificiale kam përgatitur fjalim

Cristiano Ronaldo e ka pushtuar botën e futbollit me suksesin e tij të pakrahasueshëm, por edhe sulmuesi legjendar emocionohet kur bëhet fjalë për të folur në publik. CR7 rrëfeu se përdori teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për ta ndihmuar të përgatitej për fjalimin e tij në ceremoninë e marrjes së trofeut të “Globe Prestige Awards”.

Ronaldo, i cili mori çmimin prestigjioz Globe Prestige në këtë event, pranoi se ndihej i papërgatitur para se të mbante një fjalim dhe iu drejtua Perplexity për ta ndihmuar të kapërcente bllokimin.

“Kam disa trofe në shtëpi, por duhet të them se ky është i veçantë dhe i bukur. Duhet të rrëfej se këtë pasdite isha në tavolinë duke menduar për atë që do të thoja në këtë fjalim. Po mendoja, ‘Çfarë është një Çmim Prestigji?‘”, tha Ronaldo.

Më tej, portugezi tha: “Pyesja veten nëse ishte një çmim që i jepet dikujt në fundin e karrierës. U nervozova dhe mendova, ‘Nuk mund të jetë.’ Kështu që bëra disa kërkime dhe mora pak ndihmë”.

“Ky trofe është një burim krenarie të madhe për mua. Nuk e shoh këtë çmim si fundin e një karriere, por më tepër si vazhdimin e gjithçkaje që kam bërë, të gjithë karrierës sime”, tha Cristiano Ronaldo.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm