E mërkurë, 29 Tetor, 2025
7.8 C
Skopje

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot seancë do të mbajnë Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor , Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.

Në rend të ditës së Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar.

Para anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar.

Në rend ditë të Komisionit juridiko-ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm