E premte, 4 Tetor, 2024
17.8 C
Skopje

Sergi Roberto refuzon MLS dhe Arabinë Saudite për elitën europiane

Sevilla, Girona, Ajax, West Ham, Fiorentina, po ashtu edhe bashkatdhetari i tij, Cesc Fabregas (për të Como). Këto, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, janë skuadrat që kanë shfaqur interes për ish-kapitenin e Barçës, Sergi Roberto. Lojtari duhet të vendosë se ku do të vazhdojë të luajë këtë sezon që do të fillojë. Ai mendon se ka ende shumë për të dhënë në moshën 32-vjeçare.

Nuk ka MLS në SHBA apo Ligë në Arabinë Saudite, që e josh. Sipas asaj që lexojmë, katalanasi dëshiron të vazhdojë ta thotë fjalën e tij në nivelet më të larta të futbollit europian. Tani i kanë mbetur edhe dy javë e gjysmë për të zgjedhur një destinacion të përshtatshëm dhe nuk dëshiron të zgjasë shumë për ta bërë këtë, i shtyrë edhe nga një çështje personale.

Gruaja e tij do të sjellë në jetë fëmijën e tretë të familjes së tyre dhe për këtë arsye dëshiron që së shpejti të mbyllë transferimin e mundshëm. Ndërkohë, lojtari u përshëndet nga ish-tifozët e tij me një ceremoni lamtumire në trofeun Gamper, ku foli për eksperiencën e tij si lojtar Blaugrana:

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë këtë rrugëtim në moshën 14-vjeçare. Titujt janë vetëm numra, çfarë mbetet është mbi të gjitha përvoja e këtyre viteve, me gjithçka që kemi përjetuar. Debutimi ndaj Celta ishte shumë i rëndësishëm për mua, të luaja në ekipin e parë të Barcelonës është ëndrra e të gjithë djemve që vijnë nga ‘La Masía’. Barcelona është dhe do të mbetet gjithmonë klubi i jetës sime, është klubi më i mirë në botë”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm