Shënoi gol, kolumbiani me lot dhe mesazh: Ju flas si njeri, lironi babanë tim

Janë ditë të vështira këto për futbollistin kolimbian Luis Diaz, që është ende duke përjetuar tragjedinë e rrëmbimit të babait të tij. Bashkë me të ishte rrëmbyer edhe e ëma, por ajo është liruar.

Mbrëmë, sulmuesi i Liverpool realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij (1-1 ndaj Luton në minutën e 95-të). Pas realizimit të golit ai ngriti lart fanellën e “reds”, për të nxjerrë një bluzë, ku kishte shkruar: “Liri për babanë”.

Një apel ku për rrëmbyesit e babait të tij: “Tani nuk flas më si futbollist, por si Lucho Diaz, djali i Luis Manuel Diaz. Babai im, një punëtor i madh, idhulli e shtylla e familjes, është rrëmbyer. Kërkoj që të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kërkoj edhe ndërhyrjen e institucioneve që të garantohet liria e tij. Çdo sekondë që kalon jemi më të shqetësuar për jetën e tij. Nuk  kam fjalë për të përshkruar atë që po prëjeton familja ime. Ju lutem që ta lironi babanë tim tani. Ju faleminderit të gjithëve prë mbështetjen”, tha Luis Diaz.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm