Nga datat 12 deri më 22 dhjetor, në Arabinë Saudite do të luhet Botërori për klube. Skuadra braziliane e Fluminense është e fundit që siguroi një biletë për këtë event, pas fitores 2-1 ndaj Boca Juniors në finalen e Kupës Libertadores.
Në Botërorin 2023 për klube do të marrin pjesë 7 skuadra, ku përveç Fluminense do të jenë edhe Manchester City, Al Ittihad, Club Leond, Urawa Red Diamonds, Auckland City dhe Al Aahly.
Ky është edicioni i fundit i Kupës së Botës që luhet në këtë format, pasi duke nisur nga viti 2024 numri i skuadrave pjesëmarrëse do të rritet ndjeshëm. Skuadra favorite për fitimin e këtij edicioni mbetet Manchester City, kampione e Europës sezonin e kaluar, pas triumfit në Champions League.




