Shpërthimi shkakton zjarr në një ndërtesë në Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pas mesnatës në Zubin Potok, në veri të Kosovës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës

 

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se policia doli në vendin e ngjarjes pas shpërthimit dhe pa se në një objekt banesor në ndërtim e sipër kishte shpërthyer zjarr, duke shtuar se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Autoritetet e Kosovës ende nuk e dinë shkakun e këtij shpërthimi.

Të shtunën, më 28 shtator, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ndodhi po ashtu një shpërthim, pasi në Zveçan u hodh një mjet shpërthyes në afërsi të një pike karburanti.

Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë ngjarjesh të tilla. Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës kryesisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë. (REL)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm