“Stratus”, një variant i ri i kovidit nis të qarkullojë këtë verë

Një variant i ri i kovid-19, i quajtur “Stratus”, po përhapet me shpejtësi në Europë dhe pritet të qarkullojë gjerësisht gjatë muajve të verës. Ai është duke zëvendësuar variantin e mëparshëm “Nimbus” dhe po monitorohet nga afër nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Stratus konsiderohet më i aftë për të shmangur mbrojtjen që ofrojnë antitrupat ekzistues, çka e bën më sfidues për sistemin imunitar.

Ndryshe nga variantet e mëparshme, Stratus shfaq disa simptoma që po bien në sy veçanërisht në Indi, ku ka qenë varianti dominues gjatë pranverës. Mjekët atje theksojnë ngjirjen e zërit si një nga simptomat më të zakonshme, së bashku me:

Kollë të thatë

Acarim dhe dhimbje fyti

Vështirësi gjatë gëlltitjes

Dhimbje të mprehtë në pjesën e prapme të fytit

Raportet nga Mbretëria e Bashkuar përmendin edhe simptoma më të zakonshme si:

Lodhje

Ethe

Dhimbje muskujsh

Bllokim në rrugët e frymëmarrjes

Përhapja globale

Sipas të dhënave të OBSH-së, Stratus po fiton terren në tre rajonet kryesore që ndajnë të dhëna mbi mutacionet e Sars-CoV-2:

Në Europë, qarkullimi i tij është rritur nga 10.6% në 16.7%

Në Azinë Juglindore, nga 17.3% është rritur në 68.7%

Në këtë fazë, OBSH-ja thekson nevojën për masa të përqendruara që të adresojnë pasiguritë mbi nivelin e mbrojtjes që ofrojnë antitrupat kundër këtij varianti të ri.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm