Taravari: VLEN kundërshtonte punësimin e motrave medicionale, donin kuadro partiakë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas protestës së sotme të motrave medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, të cilat prej muajsh janë lënë pa rroga.

“Arsyet pse e lashë këtë Qeveri po bëhen gjithnjë e më të qarta”, ka shkruar Taravari.

“Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të Spitalit të Tetovës, të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë”, thekson kreu i ASH-së.

Ai sqaron se, gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë, ka kërkuar punësimin e tyre, por ish-partnerët nga VLEN e kanë kundërshtuar, pasi, sipas tij, kishin për synim punësimin e kuadrove partiake.

“I kërkoja me ngulm punësimet e tyre, por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!”, shkruan Taravari

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm