Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri te ata ka arritur dorëheqja e deponuar nga kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

“Kabineti i Kryetarit të Kuvendit e njofton opinion publik, se Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), znj. Tatjana Dimitrovska, sot ia parashtroi dorëheqjen nga posti i saj Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Njëkohësisht, ju njoftojmë se Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parapara, për të cilat do të informoheni me kohë”, thonë nga Kabineti i Gashit.

Kujtojmë se Dimitrovska është e përfshirë në rast gjyqësor për shkak të dyshimit se ka shpërndarë “sekret zyrtar”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm