Rreth 57 për qind e vajzave 15 vjeçare në vendin tonë raportuan luhatje të shpeshta të humorit pothuajse çdo ditë në gjashtë muajt e fundit gjashtë nga dhjetë vajza 15 vjeçare vuajnë nga ankesa psikosomatike si dhimbje stomaku, dhimbje koke, ankth, nervozizëm, probleme me gjumin dhe përqendrimin, disa herë në javë në gjashtë muajt e fundit
Anëmsha SHABANI
Shkup, 29 tetor – Trendi i rënies së shëndetit mendor tek vajzat adoleshente në vendin tonë është shqetësues, i ngjashëm me trendin e përhapur në Evropë dhe Azinë Qendrore. Edhe në vendin tonë prevalenca e çrregullimeve të shëndetit mendor tek të rinjtë nga 11 deri në 15 vjeç rritet me rritjen e moshës, me rritjen më të lartë tek vajzat 15-vjeçare.
Gjetjet janë alarmante, ku rreth 57 për qind e vajzave 15 vjeçare në vendin tonë raportuan luhatje të shpeshta të humorit pothuajse çdo ditë në gjashtë muajt e fundit gjashtë nga dhjetë vajza 15-vjeçare vuajnë nga ankesa psikosomatike si dhimbje stomaku, dhimbje koke, ankth, nervozizëm, probleme me gjumin dhe përqendrimin, disa herë në javë në gjashtë muajt e fundit.
Pabarazi të larta gjinore, përmes disa cikleve kërkimore, vërehen edhe në përvojat seksuale të 15 vjeçarëve në vend. 30 për qind e djemve kundrejt 5 për qind e vajzave raportuan se ishin seksualisht aktiv në atë moshë. Nga ana tjetër, në vendet e zhvilluara demokratikisht ku kryhet studimi, pothuajse nuk ka dallime gjinore dhe vërehet një rënie e ngadaltë por e sigurt e përvojave seksuale tek të rinjtë.
Lina Kjostarova Unkovska, hulumtuese kryesore e studimit për Maqedoninë deklaroi se si pasojë e kulturës me norma dhe role tradicionale kemi pabarazi gjinore në shoqëri. “Të gjitha këto pabarazi flasin për ndikimin e fortë të kushteve në të cilat jeton rinia jonë, duke përfshirë kulturën me norma dhe role tradicionale gjinore, të cilat profilizojnë pikëpamjet dhe krijojnë identitete joautentike nga vajzat dhe djemtë tanë, të cilat më pas janë shumë të vështira për t’u realizuar, me pasoja të gjera për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre”, tha Unovska. Ajo shtoi se pothuajse çdo i dyti djalë në Maqedoni mbron qëndrime diskriminuese gjinore, ndaj çdo të dhjetë vajza, gjë që flet jo vetëm për hendekun, por edhe për konfliktin e thellë të brendshëm tek vajza, e më pas edhe tek djali, i cili vështirë se mund të plotësoni pritshmëritë.
Studimi i HBSC zbulon shumë grupe të tjera të fshehura të fëmijëve vulnerabël, si fëmijët me sëmundje kronike, me një gjini dhe identitet tjetër seksual, fëmijët dhe të rinjtë e prekur nga bullizmi, ngacmimi kibernetik, abuzimi emocional dhe seksual.
Nga ana tjetër Afrodita Shalja, shefe e zyrës së UNFPA-së theksoi se Fondi i Popullsisë mbron që çdo i ri të arrijë plotësisht potencialin e tij. “Në këtë drejtim, ne mbështesim studimin e HBSC në vitet e fundit, sepse është dëshmuar se për një përmirësim thelbësor në mirëqenien e të rinjve, të dhëna cilësore dhe një qasje e integruar ndaj çështjeve që lidhen me mirëqenien e të rinjtë, përfshirë shëndetin seksual dhe riprodhues, janë të domosdoshëm, marrëdhëniet gjinore, dhuna dhe abuzimi me mjetet digjitale. Pa qasje në shërbime mbështetëse dhe këshillimore, dialog të hapur me shkollat dhe prindërit, nuk mund të arrihet përparim”, tha Shalja.
Ndër të tjera sipas hulumtimeve në vend, dëshira për të jetuar dhe kënaqësia nga jeta bie me moshën nga 11 në 15 vjeç, për vajzat shumë më shpejt sesa për djemtë. Tendenca në tetë vitet e fundit, nga viti 2014 deri në vitin 2022, tregon të njëjtin drejtim të dallimeve gjinore dhe të moshës, me ngjashmëri të lartë mes viteve 2014 dhe 2022, pikërisht në treguesit e shëndetit mendor, gjë që tregon për një ndjeshmëri të lartë të fëmijëve ndaj ngjarjeve sociale dhe kushteve në në të cilën jetojnë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për krizë sociale, politike apo shëndetësore dhe pasiguri të komunitetit. (koha.mk)




