Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në fjalën e tij pas betimi si president i 47 i SHBA-ve the se që tani do të jetë politikë zyrtare e qeverisë së SHBA-së që ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.
“Që nga sot, tani e tutje do të jetë politikë zyrtarë e qeverisë së SHBA-së, që ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, tha presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
Ndër prioritetet e tij, ai përmendi heqjen e mandateve për mjetet elektrike dhe mbështetjen e punëtorëve amerikanë të prodhimit të automjeteve.
“Do të ndërtojmë sërish automjete në SHBA dhe do të nis menjëherë të mbroj punëtorët amerikanë,” theksoi ai.
Trump njoftoi krijimin e një Departamenti të Eficiencës Qeveritare, duke premtuar përmirësim në menaxhimin shtetëror dhe mbrojtjen e lirisë së fjalës përmes një urdhri ekzekutiv.