Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër do ta presë presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të qëndrojë për vizitë pune në vendin tonë.
Presidenti shqiptar do të pritet në vilën “Biljana” në Ohër, ku është planifikuar një takim dhe drekë pune me presidenten Siljanovska-Davkova. Pasdite ata do të vizitojnë monumente kulturore dhe historike, ndërsa në mbrëmje do të marrin pjesë në hapjen e festivalit “Vera e Ohrit”.
Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim dhe do ta shpallë të hapur edicionin e 65-të të Festivalit ndërkombëtar “Vera e Ohrit”, i cili tradicionalisht mbahet nën patronazhin e presidentit të vendit.
Gjatë vizitës, presidenti Begaj do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Armanda Begaj.





