VLEN: Këshilli komunal në Shutkë flet edhe shqip

Për herë të parë në historinë e komunës së Shutkës, Këshilli Komunal flet shqip! Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së arritur nga VLEN me pushtetin lokal, e cila garanton respektimin e plotë të dygjuhësisë si vlerë themelore demokratike dhe si e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve shqiptarë”, thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN për media.

VLEN thotë se kjo u bë e mundur falë angazhimit të një përkthyesi i punësuar në këtë komunë.

”Falë angazhimit tonë, çdo pikë e rendit të ditës përkthehet dhe prezantohet në gjuhën shqipe nga përkthyesi i punësuar në komunë, duke e bërë shqipen pjesë të natyrshme të jetës institucionale. Ky hap historik është dëshmi e fuqisë së marrëveshjes VLEN dhe e vullnetit tonë për ta bërë barazinë gjuhësore realitet, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë”, thonë nga VLEN.

Me këtë, shtojnë nga VLEN, po bëhet e mundur respektimi i bashkëjetesës në çdo vendim dhe mbledhje të komunës së Shutkës.

VLEN ka sjellë ndryshimin që shumëkush e ka pritur për vite me radhë: një komunë e Shutkës ku qytetarët shqiptarë ndihen të respektuar, të përfaqësuar dhe të barabartë. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re, ku dygjuhësia bëhet standard i demokracisë lokale. Me këtë arritje, VLEN dëshmon se fjala e dhënë kthehet në vepër dhe se vizioni ynë për barazi, respekt dhe bashkëjetesë është i prekshëm në çdo vendim dhe çdo mbledhje të Këshillit Komunal. Fjala jonë bëhet realitet. Shqiptarët në këtë komunë për herë të parë dëgjojnë shqip në institucionet e tyre”, thotë VLEN

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm