VLEN: Opozita shqiptare po kërkon fije kashte për shpëtim!

Koalicioni VLEN ka reaguar me ironi dhe kritika të ashpra ndaj BDI-së, duke e akuzuar për një fushatë të mbushur me gënjeshtra dhe manipulime. Në një kumtesë të shpërndarë për media, VLEN paralajmëron se do të nisë një fushatë donacionesh për të blerë një “detektor gënjeshtrash”, duke e cilësuar si të domosdoshëm për selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël. Sipas tyre, mashtrimet e BDI-së janë bërë aq të zakonshme, saqë tashmë edhe vetë i besojnë

Reagimi i plotë: 

Anëtarësia e VLEN do të iniciojë një fushatë donacioni për të blerë një detektor për gënjeshtra që duhet të instalohet urgjentisht në Reçicë të Vogël. Sasia e gënjeshtrave që BDI plason në secilën paraqitje të tyre publike është aq e paturpshme, sa që opinioni me të drejtë dyshon se kanë filluar të besojnë në trillimet e tyre që si sindromë futet në fushën e shkencës mjekësore, theksohte në kumtesën e VLEN, të cilët MIA e transmeton në mënyrë integrale.

Duke vepruar kështu, qytetarët dhe opinioni janë të hutuar. Kur e dëgjojnë Bujar Osmanin ata krijojnë përshtypjen se ai është në huti se po kandidon për president, jo për zgjedhjet lokale. Dhe ai i shkreti për shkak se nuk ka pasur kurrë kontakt me banorët e Çairit dhe realisht nuk i ka të njohura kompetencat e komunës, po kërkon një fije kashte për shpëtim te çështjet kombëtare. Prandaj, me shumë pyetje logjike do të përpiqemi ta zhveshim nga tre gënjeshtra standarde të selisë nga Reçica e Vogël.

Gënjeshtra numër 1: BDI është përfaqësuesja e vetme legjitime e shqiptarëve! Atëherë pse BDI në zgjedhjet e ardhshme lokale numrin më të madh të komunave shqiptare ua lëshoi kandidatëve të tjerë?

Pse BDI-ja “legjitime” fshihet pas partnerëve të koalicionit?

Gënjeshtra numër 2: Njoftimi për bashkëpunimin e BDI-së me Levicën ishte gjoja një konstruksion i dëshpëruar me të cilën anëtarësia e VLEN po përgatitej për humbje. Pse Bujar Osmani kërkoi përgjegjësi nga Izet Mexhiti për zjarret në deponitë, ndërsa me vetëdije dhe qëllimisht harroi Danella Arsovskën e cila ka kompetenca të drejtpërdrejtë mbi deponitë? Konsullja e nderit e kujt ishte Danella Arsovska dhe çfarë roli luajtën Nikolla Gruevski dhe Blerim Bexhiti në sulmin e saj të orkestruar në Çair? A është zgjeruar dhe avancuar bashkëpunimi midis BDI-së dhe Levicës në Qytetin e Shkupit tani edhe në komunat shqiptare?

Gënjeshtra numër 3: Koalicioni i “shiritit ngjitës” midis Ahmetit, Taravarit dhe Selës është bashkimi më i madh i shqiptarëve në 20 vitet e fundit. A thua bashkimi i këtyre të treve është vetëm për qëllimin e mbulimit të skandaleve të korrupsionit me Soravinë, Gjoka konstrukshën dhe Daka Davidoviqin dhe shumë afera të tjera si bashkim shqiptar? A e nënvlerësojnë vërtet Ahmeti dhe Bujari inteligjencën e shqiptarëve që e kuptojnë se truku me koalicionin AKI është të amortizojë pakënaqësitë me aferat kriminale të BDI-së? Është vërtet e trishtueshme të shohësh një parti si BDI të bjerë në një gjendje të tillë. Por Maqedonia ka parë edhe shembuj të tjerë të tillë, veçanërisht kur u shemb PPD-ja historike.

Me këtë sjellje, Bujar Osmani po kontribuon vërtet që zgjedhjet lokale të shndërrohen në një referendum – kundër BDI-së!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm