Britania e Madhe, Kanada dhe Australia njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia sot njoftuan se formalisht e njohin Palestinën si shtet sovran.

Kryeministri britanik Kir Starmer e publikoi vendimin përmes një video porosie.

“Të përballur me terrorin në rritje në Lindjen e Mesme, ne po veprojmë për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe një zgjidhjeje me dy shtete. Kjo do të thotë një Izrael i sigurt dhe i mbrojtur së bashku me një shtet të qëndrueshëm palestinez – ndërsa për momentin nuk kemi asnjërën”, tha Starmer, duke shtuar se momenti për të njohur shtetësinë palestineze “ka ardhur tani”.

Gati në të njëjtën kohë, shtetin palestinez e njohën edhe Kanadaja dhe Australia.

Kryeministri kanadez Mark Karni njoftoi se Kanadaja zyrtarisht e njeh shtetin e Palestinës dhe e bën këtë me partnerë ndërkombëtarë që ta ruajë perspektivën për zgjidhje me dy shtete.

“Për shumë dekada, angazhimi i Kanadasë për ‘një zgjidhje me dy shtete’ është bazuar në pritjen se ky rezultat do të arrihej përfundimisht si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar. Megjithatë, kjo mundësi është ‘gërryer vazhdimisht dhe seriozisht’ nga disa zhvillime, duke përfshirë sulmin e udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, rezolutën e parlamentit izraelit që mbështet aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar dhe kufizimet e qeverisë izraelite për ndihmën humanitare”, bëhet e ditur në deklaratën e Karnit.

Kryeministri australian Entoni Albanaze, njoftoi se Kanberra i bashkëngjitet Londrës dhe Otavës në marrjen e këtij vendimi historik.

“Australia njeh aspiratat legjitime dhe të hershme të popullit të Palestinës për një shtet të vetin. Akti i sotëm i njohjes pasqyron angazhimin e hershëm të Australisë për një zgjidhje me dy shtete, e cila ka qenë gjithmonë e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme për popullin izraelit dhe palestinez”, thekson Albaneze.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm