Ministria e Drejtësisë njoftoi se është marrë njoftim zyrtar se lejohet ekstradimi i Ljupço Palevskit nga Turqia.
“Të nderuar qytetarë dhe i pa nderuari z. Kovaçki, ju njoftoj se sot me informata zyrtare nga Republika e Turqisë kemi marrë miratimin për ekstradimin e personit Ljupço Palevski. Rezultati pozitiv i procedurës rezulton nga të gjitha masat dhe aktivitetet e ndërmarra maksimalisht nga kompetenca e Ministrisë së Drejtësisë”, ka shkruar Loga në Facebook.
Pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar, ai u kap në qytetin turk Belikesir, ku ndodhet në paraburgim ekstradimi që prej muajit dhjetor.





