E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Komunat shpenzuan 190 milionë euro në tendera

Në vitin 2024, mesatarisht, u shpenzuan 131 euro për banor për prokurime publike. Mbi mesataren janë komunat e Dojranit (675 euro për banor) dhe në fund Qyteti i Shkupit (14 euro). Komunat si Bogovinja (50 euro), Vrapçisht (47 euro), Struga (45 euro), Studeniçani (38 euro), Tetova (23 euro) radhiten me vlera të ulëta për banor

 

Evis HALILI

Shkup, 11 gusht – Shumat e shpenzuara nga komunat së bashku me Qytetin e Shkupit vitin e kaluar në tendera kanë kapur shifrën rekord prej 190 milionë euro, për mbi 4 mijë kontrata të lidhura për prokurimet publike (11.7 miliardë denarë). Sipas hulumtimit të kryer nga Qendra e komunikimeve civile kjo shumë u rrit me 16 për qind (26 milionë euro), ku numri më i madh i tenderave ishte në komunat e Shkupit, si Gazi Baba, Aerodrom dhe Kisella Voda. Për dallim, Qyteti i Shkupit humbi primatin për herë të parë, me një rënie vjetore të vlerës së tenderëve prej 11.5 milionë eurosh (në vendin e gjashtë). Në vitin 2024, mesatarisht, u shpenzuan 131 euro për banor për prokurim publik (18 për qind, më shumë se në vitin 2023). Rekordi është në komunën e Dojranit, e cila ndau më shumë prokurime publike për banor në vitin 2024 – 675 euro. Për të dytin vit radhazi, komuna ndan më shumë para për prokurim publik për banor.

Në vendin e dytë, ashtu si në vitin 2023, është Komuna e Novacit, me 565 euro, e ndjekur nga komunat e Karbincit dhe Debarcës, me përkatësisht 355 dhe 352 euro për banor. 32 komuna ndajnë midis 100 dhe 200 euro për banor për prokurim publik, ndërsa 38 komuna kanë ndarë më pak se 100 euro për banor në vitin 2024. “Mbi 30 për qind të buxhetit për prokurime publike shpenzohet nga 29 komuna, të ndjekura nga 25 komuna që shpenzojnë nga 20 për qind deri në 30 për qind të buxhetit për prokurime publike, 23 nga komunat kanë një pjesëmarrje në buxhet prej 10 për qind deri në 20 për qind. Tre komuna, Shuto Orizari, Demir Hisari dhe Tetova, si dhe Qyteti i Shkupit, kanë një pjesëmarrje në vlerën e prokurimeve publike në buxhet prej më pak se 10 për qind ”, thuhet në hulumtim.

Përkatësisht komunat si Bogovinja (50 euro), Vrapçisht (47 euro), Struga (45 euro), Studeniçani (38 euro), Tetova (23 euro) janë në grupin e komunave me vlera të ultë për banor.

Një rënie në vlerën e prokurimeve është regjistruar në gjithsej 29 komuna, më e madhe tek Qyteti i Shkupit, Tetova me 1.5 milionë. Furnizimet e Qytetit të Shkupit në vitin 2024 janë drastikisht më të ulëta se 7 vitet e fundit, dhe dy herë më të ulëta se në vitin 2018, kur ishin më të ulëtat në këtë seri shtatëvjeçare, duke arritur në rreth 14 milionë euro. Kontratat janë lidhur me gjithsej 1210 kompani, ndërsa çereku i vlerës përfundoi me vetëm 10 kompani, kryesisht EDS (Energy Delivery Solutions) me një vlerë kontrate prej 8 milionë euro. Komunat, ku vetëm një kompani ka marrë gjysmën e totalit të prokurimeve komunale janë Zhelina, Likova, Haraçina, Vrapçishti, Butel, Dojran. Në gjysmën e komunave, një e treta e prokurimeve publike janë kryer vetëm nga një kompani. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm