Situata e Vinicius Junior te Real Madridi po gjeneron sërish zhurmë në afatin kalimtar, pikërisht në momentin kur Liverpooli po përgatit një lëvizje të rëndësishme për të rindërtuar sulmin për sezonin e ardhshëm.
Klubi anglez po vlerëson paraqitjen e një oferte rreth 100 milionë eurosh, në një periudhë kur marrëdhënia e brazilianit me trajnerin Alonso nuk është në pikën më të mirë. Zëvendësimet e shpeshta dhe pakënaqësitë e tij të fundit kanë krijuar tension që nuk po kalon pa u vënë re në Ligën Premier.

Liverpooli po e sheh Viniciusin si pjesën kryesore të projektit të ri ofensiv, sidomos nëse Salah vendos të largohet drejt Arabisë Saudite. Profili i tij i shpejtë dhe teknik konsiderohet ideal për stilin energjik që klubi i Anfieldit synon të rikthejë.





