Dy ditë pas El Clasicos së fituar 2-1 nga Real Madridi ndaj Barcelonës, ende po dalin lajme rreth fjalosjeve që patën lojtarët mes vete gjatë përplasjes së tyre pas ndeshjes.
Përleshja e fundit e El Clasicos la një koment goditës nga Lamine Yamal, ndërsa numri 10 i Barcelonës po shkonte drejt tunelit të dhomave të zhveshjes.
Vinicius Jr u shfaq në skenë për të ndjekur lojtarin e Barçës dhe aty patën disa shkëmbime fjalësh jo të lehta.
“A do të rrahemi?” e pyeti Lamine, Viniciusin, me sulmuesin braziliani që iu përgjigj: “Hajde. Të shkojmë!”.




